Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka zhvilluar sot një takim me kreun e PD, Lulzim Basha.

Soreca në një postim në mediat sociale, tregon se me Bashën ka diskutuar për situatën politike në vend që është në prag të legjislaturës së re.

Pas rizgjedhjes së tij si kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, u takova sot me Lulzim Bashën për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re duke filluar të ardhshëm të shtatorit, si dhe hapat e rëndësishëm ardhshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë“, shkruan Soreca.

Kujtojmë se ky është takimi i parë zyrtar i Bashës pas rizgjedhjes së tij në krye të PD./tvklan.al