Lum ankesash nga qytetarët për çmimin e lartë të naftës dhe cilësinë  e dobët. Zyra e Ankesave të Konsumatorëve bën të ditur për Klan Plus se denoncimet janë gjithnjë e në rritje për këtë produkt që u tregtohet qytetarëve. Vetëm për këtë vit janë mbi 300 ankesa.

Sipas Zyrës së Ankesave, efekti që jep çmimi i lartë i naftës shkon zinxhir edhe tek shërbime të tjera

Po deri ku shkon forca e Zyrës së Ankesave për të zgjidhur këtë problem?

“Ne i adresojmë tek Konkurrenca, tek Zyra e Metrologjisë etj”.

Sa i përket projekligjit që po harton qeveria i cili parashikon krijimin e një agjencie për menaxhimin e rezervave të sigurisë së naftës dhe nënprodukteve të saj, drejtori i Zyrës së Ankesave të Konsumatorit e sheh si një kontroll që mund të ketë qeveria mbi cilësinë dhe çmimin.

Edhe Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës në një reagim të saj sot  thotë se Agjencia nuk do të rrisë kostot tek sektori hidrokarbureve, çka më pas do rriste edhe çmimin e naftës në treg, përkundrazi thotë se synimi i këtij dikasteri është që kostot që sot kanë shoqëritë e tregtimit për rezervat, të ulet.

Klan Plus