Policia shton kontrollet, ndëshkon 1329 qytetarë për 24 orë

Pas shtimit të rasteve të të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë, Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet për zbatimin e masave anti-covid duke ndëshkuar me dorë të hekurt moszbatuesit e tyre.

 Kështu gjatë 24 orëve në vendin tonë janë gjobitur 1278 qytetarë me nga 3 mijë leke se nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe 41 te tjerë se thyen orarin policor dhe qarkulluan pas orës 20.00.

 Po ashtu, pa gjobë nuk kanë shpëtuar edhe 10 administratorë subjektesh që kanë zhvilluar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar edhe 175 qytetarë që udhëtonin me mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik pa vendosur maskën mbrojtëse.

Gjithashtu, kanë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, 59 drejtues që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00.   

Janë shoqëruar në ambientet e policisë edhe 8 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Klan News