Euro 2020 vijon të prodhojë autogola

Spanja vuan por në fund arrin që të prekë çerekfinalen e Euro 2020. Kombëtarja La Roha, mposhti vetëm pas kohës shtesë 5-3 Kroacinë, në një duel që dhuroi spektakël e rekorde të shumta. Në atë që duhej të mbahej mend për mirë, mesfushori i Barcelonës, Pedri lojtari më i ri që luan si titullarë, vetëm 18-vjeç e 215 ditë kaloi në avantazh Kroacinë, me autogolin e 9-të të këtij turneu.

Shifër që barazon atë në gjithë historinë e Europianëve. Madje mesfushori spanjoll shënoi autogol nga një distancë prej 49 metrash, më e largëta në Kampionatin Europian. Pjesa e parë u mbyll në barazim pas golit të Sarabia. Ndërsa në të dytën, ekipi i Luis Enrike përmbysi gjithçka, me anë të Azpilikueta, i cili shijoi golin e parë me kombëtaren dhe njëkohësisht bëhet edhe lojtari më i vjetër që realizon për Spanjën në një Europian, 31 vjeç e 304 ditë. Për mbrojtësin shërbeu Ferran Torres.

Sulmuesi i City kompletoi mbrëmjen e mirë të tij me një gol dhe një asist, ashtu siç bëri lojtari i Kroacisë, Orsic. Lojtari i ardhur nga stoli fillimisht shënoi për 3-2, ndërsa pak minuta nga fundi i kohës së rregullt shërbeu për Pasalic, i cili bëri që skuadra çerekfinale të vendosej në kohën shtesë. Alvaro Morata kaloi në avantazh Spanjën, që gjeti qetësinë pas golit të 5-3 nga Ojarzabal.

Klan News