Këtë të Mërkurë, u luajtën gjashtë ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 26-të.
Plot 19 gola të shënuar, me ekipet e kreut që nuk zhgënjyen në përballjet e tyre. Vora fitoi minimalisht ndaj Korabit në transfertë, falë një goli të shënuar në fund.
Flamurtari mposhti 2-1 Apoloninë në Fier, në një përballje shumë të luftuar nga të dyja ekipet.
Sfidë spektakolare ishte ajo mes Kastriotit dhe Besës, ku kavajasit fituan 3-2, falë një triplete golash të shënuar nga Nonato.
Pogradeci mundi pastër Erzenin me rezultatin 3-0. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Kukësi ndaj Valbonës. Në sfidën tjetë, Burreli mposhti Lushnjën me përmbysje, me rezultatin 3-1.
Rezultatet:

Renditja:
Standings provided by Sofascore
/tvklan.al