Kanë kaluar 24 vjet nga filmi që bëri historinë “Gladiator” me 5 Oscar. Pas më shumë se dy dekadash do të kemi Gladiator 2, traileri i të cilës u prezantua të martën.

Mbi 11 mln shikime në më pak se 24 orë dhe një lumë komentesh nëse regjisori Ridley Scoot, do t’ia dalë të rikthejë suksesshëm fabulën e njohur në arenën më gjakatare që njeh historia.

Gladiatori i radhës është Lucius, që do të ekranizohet nga aktori Paul Mescal, nipi i Perandorit që fronin e mori duke vrarë të atin. Rikthehet në Romë si i burgosur dhe luftëtar i Macrius, që interpertohet nga Denzel Washington.

Njëjtë si filmi i parë edhe këtu flitet për korrupsionin që po lulëzon në Romën e lavdishme. Edhe pse nuk dihet shumë për rolin e tij, Pedro Pascal do të jetë në Gladiator 2.  Edhe pse kurioziteti është i madh, audienca është skeptike, që filmi i dytë nuk do t’i ngjajë aspak të parit.

Ka mjaftuar traileri që rrjetet të ziejnë me skenat e dyluftimeve që duken të ekzagjeruar. Por të gjithë do të mund të shuajnë kureshtjen në Nëntor të këtij viti kur filmi të dalë në Kinema.

Tv Klan