Të paktën 7 të vdekur

Të paktën 7 persona humbën jetën të mërkurën kur lumi doli nga shtrati dhe përmbyti një fushë ku po luhej një ndeshje futbolli në kuadër të një turneu amator në jug të Marokut.

Në mesin e viktimave është një 17-vjeçar dhe 6 të moshuar, të cilët po shikonin ndeshjen në fshatin Tizert.

Jemi të shokuar. Jam 64 vjeç dhe kurrë nuk kamë parë një rrebesh të tillë”, tha një dëshmitar okular për “AFP”.

Në fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale shfaqen disa burra sipër një ndërtese, të cilën e shkatërron rrjedha e lumit dhe të gjithë humbin nga shikimi.  

Shërbimi Meteorologjik i Marokut kishte paralajmëruar për shira të rrëmbyeshëm ditën e mërkurë në shumë provinca të vendit.

Shirat vinin pas një periudhe të gjatë thatësire, çka i bëri përmbytjet edhe më të fuqishme.

Përmbytjet nuk janë një fenomen i pazakontë për Marokun, ku vetën në korrik humbën jetën 15 persona në Marrakesh. /tvklan.al