6 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 1 tjetër rezulton i zhdukur në Krasnodar, në Rusi, ku shirat e rrëmbyeshëm që zgjatën tre ditë shkaktuan përmbytje masive.

Siç shihet në këto pamje lumenjtë e dalë nga shtrati vërshuan në rrugë, duke mbuluar me ujë makinat e gjithçka u dilte përpara.

Fuqia e ujit shkatërroi edhe këtë urë në rajonin jugor të Rusisë, duke paralizuar trafikun. Më shumë se 2300 banesa janë përmbytur, ndërsa autoritetet vendase janë në gjendje emergjence për strehimin dhe ushqimin e të pastrehëve.

Tv Klan