Moti i keq dhe shirat me intensitet të lartë të ditëve të fundit kanë bërë që prurjet e lumenjve të jenë të mëdha. Për pasojë, lumi Vjosa ka dalë nga shtrati pranë urës së Mifolit.

Nga kjo situatë u përmbyt pazari i vjetër ndërsa uji arriti mbi 6.34 metra. Ndërkohë, reshjet janë ndërprerë dhe me kalimin e kohës pritet që situata të normalizohet. Autoritetet e emergjencës po monitorojnë situatën, ndërsa deri tani nuk kërkojnë evakuimin e banorëve në zonat pranë bregut të Vjosës.

Ndërkaq gjendja është problematike edhe në zonat bredgetare. Mjetet e vogla janë ndaluar që të lëvizin në det në Durrës dhe Vlorë. Lundrimi u lejohet vetëm trageteve të mëdha të cilat përballojnë dallgët deri në 6 ballë, por edhe ato janë ankoruar me vonesë.

Klan Plus