Mbi 600 hektarë tokë dhe me dhjetëra shtëpi janë përmbytur sërish nga vërshimi i lumit Vjosë në kufirin mes Fierit dhe Vlorës.
Shira të rrëmbyeshëm përgjatë natës shtuan prurjet e lumit dhe për pasojë daljen e tij nga fshati.
60 familje u evakuuan në Novoselë që nga ora 3 e mëngjesit kur uji vërshoi në shtëpitë e tyre.
“Është e dyta herë që po përmbytemi. Fëmijët ja ku i keni, shikojini. Neve do gdhihemi jashtë në hekurudhë.”
“Për ngjarjen ne mbrëmë ka ardhur rreth orës 2. Kemi dalë që në orën 11 e gjysmë që kemi dalë përjashta. Tani me fëmijë ne ku do gdhihemi? Si të gjithë të tjerët do ta festojmë Vitin e Ri. Ne s’kemi ku t’ia ashtu, ja sonte është katastrofë. Të rrimë në hekurudhë. Ku do vëmë?”
Përmbytja dhe kësaj here nuk ka shkaktuar dëme një njerëz, fatmirësisht, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Reshjet në këtë zonë kanë pushuar që prej mëngjesit, por niveli i Vjosës vazhdon të jetë i lartë.
Banorët thonë se në rast se rifillimit të shirave përmbytjet do të marrin përmasa të mëdha duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre./tvklan.al