Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunaçek, njëkohësisht raportuese për Kosovën, ka thënë se Serbia nuk do të mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian pa njohur pavarësinë e Kosovës.

Këtë ajo e tha gjatë një diskutimi të organizuar në Berlin, nga Fondacioni Hajnrih Bël me temën “Zhvillimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.”

Në mesin e pjesëmarrësve të këtij aktiviteti ishin edhe Bodo Veber nga Këshilli për Politika Demokratike, si dhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, raporton Klan Kosova.

Me këtë rast, Ahmeti ka deklaruar se “Vetëvendosje nuk është në parim kundër dialogut me Serbinë, por është kundër dialogut pa parime”./tvklan.al