AksidentNjë këmbësor që po kalonte trafikndarësen në aksin rrugor Lushnje –Rrogozhinë, u aksidentua për vdekje  nga një furgon.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Golem të Lushnjes.

Viktima ende i paidentifikuar është i moshës rreth 55-vjeç ndërsa drejtuesi i furgonit është 35-vjeçari Ilir Hoxha nga Tirana.

Ai është shoqëruar në polici, për të sqaruar rrethanat e aksidentit.