Lushnje/ Plagos me armë gjahu dy komshinjtë e tij, në pranga 55 – vjeçari

Lushnje/ Plagos me armë gjahu dy komshinjtë e tij, në pranga 55 – vjeçari

10:38 26/03/2016

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin, Pëllumb Çela, 55 – vjeç, banues në fshatin Spolat Divjakë.

Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobëta, ka qëlluar 4 herë me armë gjahu drejt komshinjve të tij, shtetasve B.T, 39 – vjeç dhe  E.T, 59 – vjeç, të cilët ishin nëpër oborret e banesave të tyre pranë njëri – tjetrit, në fshatin Spolat.

Si pasojë kanë marrë dëmtime në trup të dy shtetasit dhe janë nën kujdesin e personelit mjekësor në Spitalin e Lushnjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut, çifte turke model “Super Post”, të cilën autori e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprat penale ” Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuestisë dhe sportive” ./tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi