Emisioni “Stop” në Tv Klan shkon në qytetin e Fierit pasi një 85-vjeçare, Myfarete Vrenozi, nga shtrati i sëmundjeve shprehet se nuk do që të ikë nga kjo jetë pa kryer legalizimin e shtëpisë që e pret që nga viti 2016.
Edhe nusja e shtëpisë Marjana Vrenozi tregon se kanë kryer aplikimin, por nuk po zgjidhin gjë. Në këto kushte ajo thotë se nuk mund të riparojë as mykun e tarracës.
Nga shqyrtimi i dokumentave, rezulton se leja e shtëpisë që i përket vitit ’82 nuk gjendet pasi në vitin ‘97 janë djegur arkivat./tvklan.al