Nensi nga Gjermania e lënduar nga bashkëshorti dhe familja e tij kërkon ndihmën Eni Çobanit tek “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ,që të ndahet nga Blerimi sepse nuk mund ta pranojë një jetë jo normale me të, nuk mund të pranojë që në jetën e tij të ketë dy gra dhe ofendimet apo sharjet që ajo merr nga familja e tij. Ndërsa Blerimi shprehet se nuk dëshiron të ndahet nga ajo pavarësisht problemeve që ka me familjen dhe kërkon që t’i dalin ballë gjithçkaje bashkë.

Nensi: Unë po lë besimin tek Eni të më ndihmojë.

Eni Çobani: Nensi kërkon që ta ndajë Blerimin, i thotë ik nga shtëpia sepse një jetë jo normale nuk e pranon dot, me dy gra. Ajo është e bindur që Blerimi për shkak të presionit nga familja në Tetovë, vazhdon komunikimin me gruan e parë.

Unë kam folur me babain e Blerimit dhe ka qenë shumë i edukuar, i kam kërkuar të jetë pjesë e seancës, por nuk ka pranuar. Ai tekstualisht më ka thënë zonja Eni ne shqiptarët e Tetovës, unë e di si e keni ju në Shqipëri, por kur ne e marrim vajzën në shtëpi për nuse, e bëjmë vajzën e shtëpisë dhe nuk e marrim për ta nxjerrë nga shtëpia, por e marrim derisa ajo të ndahet nga kjo jetë. Familja për ne është e shenjtë dhe nusja e kësaj shtëpie, është nusja që unë kam dhe nuk njoh asnjë nuse tjetër. Ka qenë shumë i prerë në këtë bisedë.

Ai tha nëse ai ndahet, e ka rrugën e hapur, gruaja po e pret, vajzat i ka në shtëpi. Nëse ai nuk vjen, gjithçka që unë kam bërë në këtë jetë, pasuri, shtëpi etj, do e shkruajë në emër të nuses sepse ajo është vajza e shtëpisë. Për mua ishte një reagim shumë i fortë sepse nuk e prisja nga një prind për nusen, bravo një veprim i shkëlqyer, por nuk mund ta hedhë poshtë djalin dhe duhet të mirëkuptojë deri diku se disa gjëra dhe nuk shkojnë. Sot ka një djalë të divorcuar me vendim gjykate dhe që bashkëjeton me një zonjë si Nensi që më duket shumë transparente dhe e qartë në kërkesat e saj.

Blerimi dhe Nensi në fund të seancës janë pajtuar, janë përqafuar dhe puthur para kamerave, duke i dalë ballë publikisht prindërve që sido që të jetë puna ata do vazhdojnë jetën së bashku dhe të mos ngulin këmbë që t’ja shkatërrojë jetën si djalit dhe ish-gruas së tij që po e mbajnë të lidhur në shtëpi. Blerimi i kërkon të atit publikisht që ta lëshojë ish-gruan nga shtëpia e tij që edhe ajo të shohë jetën e saj. /tvklan.al