Një nga terroristët e sulmeve vdekjeprurëse në Sri Lanka të dielën e Pashkës më 21 Prill, është filmuar duke u lutur në një xhami përpara aktit final. Pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara nga “Sky News”, tregojnë Mohammed Nasar Mohammed Azar 34 vjeç, duke u lutur dhe duke biseduar në telefon përpara se të shpërthente bombën në kishën Zion në Batticaloa. Në atë kishë u vranë 28 persona dhe u plagosën mbi 70 të tjerë.

Sikurse duket në kamerat e sigurisë, 34-vjeçari ishte lutur në një xhami aty pranë disa orë përpara sulmit vdekjeprurës. Më pas, largohet nga xhamia Jami Us-Salam duke mbajtur dy çanta.

Për rreth 2 orë, duke filluar nga ora 03:13 ai është filmuar duke ecur përreth kishës dhe kontrollon vazhdimisht telefonin. Në një moment, një makinë policie shkon në drejtim të tij, por Azar nuk shfaqet i frikësuar dhe më pas makina largohet. Në orën 05:42, Azar hyri në xhami ku u lut për disa orë para se të largohej prej andej me një veshje tjetër të përshtatur për bomba vetëvrasëse. Pas orën 09:30 ai është filmuar duke shkuar në drejtim të kishës. Nxjerr celularin dhe dërgon një mesazh që shkakton më pas shpërthimin vetëvrasës.

Nga sulmet në Sri Lanka u vranë 250 persona ditën e Pashkës Katolike. /

tvklan.al