Lviv, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2025

Lviv, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2025

14:44 24/11/2022

Veliaj: Me ose pa titull, e ardhmja i përket të rinjve

Lviv në perëndim të Ukrainës do jetë Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2025. Në garë ishin 4 qytete finalist, përfaqësuesit e të cilëve u pritën në një takim të veçantë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili në cilësinë e qytetit që mban aktualisht këtë status theksoi se angazhime të tilla janë një mundësi shumë e mirë për bashkëpunimin mes të rinjve.

“Me ose pa titull, e ardhmja u përket të rinjve dhe në qoftë se ne e fillojmë që sot këtë bashkëpunim, fillojmë që sot të lidhim këto ura, i fillojmë që sot këto shkëmbime, kemi një mundësi të jashtëzakonshme për të ardhmen.

Ndër të tjera Veliaj radhiti atë që mësoi Tirana nga viti që mbajti këtë titull.

“Ajo që ne mësuam nga viti i rinisë ishin jo vetëm infrastruktura fizike, në shkolla, në konvikte, në politikat tona për Kartën e Studentit, politikat tona për ta dhënë transportin falas, politikat për të reduktuar çmimet e strehimit, janë politika që mund të zbatohen edhe në Norvegji, edhe në Spanjë, edhe në Turqi. Kështu që, në këtë sens, të gjithë kemi çfarë mësojmë nga njëri-tjetri. Tirana është një vend i hapur, Shqipëria ju mikpret”.

Tv Klan





Të ngjashme