LVV në Shqipëri prezanton dy kandidatët e parë për zgjedhjet e 25 Prillit



LVV në Shqipëri prezanton dy kandidatët e parë për zgjedhjet e 25 Prillit

13:45 21/01/2021

Zgjedhjeve të ardhshme parlamentare do t’i shtohet edhe një forcë e re politike. Siç patën deklaruar Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri do të hyjë një votimet e 25 Prillit.

Ditën e sotme në selinë e kësaj partie janë prezantuar dy kandidatët e parë për deputetë. Ata janë Bojken Abazi për Qarkun e Tiranës dhe Iliaz Shehu për Qarkun e Lezhës.

Kjo do të jetë hera e parë që Lëvizja Vetëvendosje merr pjesë në zgjedhjet në Shqipëri./tvklan.al






Të ngjashme