Ndërsa myslimanët kremtojnë muajin e shenjtë të Ramazanit, një video mjaft speciale gjatë faljes së namazit të teravive është bërë virale në rrjet.

Imam Velid Mehsas ishte duke falur namazin e teravive kur një mace u hodh mbi të dhe iu ngjit mbi supe. Momenti me mysafirin special është shënuar në një xhami në Bordj Bou Arreridf në Algjeri.

Megjithatë, imami qëndron i përqendruar dhe e mban namazin me sy mbyllur. Gjithashtu, ai e përkëdhel me butësi kafshën për të pranuar praninë e saj./tvklan.al