Policia e burgut të Pococi në Kosta Rika kanë kapur një mace me dy pako me drogë të ngjitura pas trupit, raporton BBC.
Në një deklaratë nga Ministria e Drejtësisë në Facebook, shkruhet se më 6 maj, rojet e sigurisë e vunë re kafshën në një zonë të gjelbër të burgut përpara se ta kapnin.
Macja ishte e ngarkuar me 235.65 gramë marijuanë dhe 67.76 gramë heroinë. Autoritetet thonë se droga është konfiskuar kurse macja i është dorëzuar Shërbimit Kombëtar të Shëndetit të Kafshëve për të kontrolluar gjendjen e saj./tvklan.al