Një mace e pikëlluar u gjet duke “vajtuar” për pronarin e saj, i cili dyshohet se u hodh nga një ndërtesë pas një shpërthimi gazi në jug të Kinës.

Skena ka prekur zemrat e mijëra personave kur macja e lënduar nuk pranoi të largohej nga apartamenti i shkatërruar nga zjarri, por priti që pronari i saj të kthehej.

Vullnetarët e morën atë në një strehë të kafshëve dhe trajtuan plagët e saj para se të gjenin një shtëpi tjetër për macen.

Kafsha besnike ishte parë duke u endur nëpër ballkone, në fshatin Changgang, kur një shpërthim ndodhi katër ditë më parë, sipas gazetës lokale Nanguo Morning Post.

Fotografitë e maces në apartamentin e boshatisur janë shpërndarë në internet duke bërë që shumë persona të ndjenin keqardhje dhe ta vizitonin atë./tvklan.al