Macron dhe Rouhani bisedojnë për marrëveshjen bërthamore

Macron dhe Rouhani bisedojnë për marrëveshjen bërthamore

11:06 01/09/2019

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka bërë thirrje homologut të tij iranian Hassan Rouhani që të tregojë përmbajtje në kohën e rritjes së tensioneve në rajon, teksa Rouhani i bëri thirrje Evropës që të ndërmarrë masa në mënyrë që marrëveshja bërthamore e vitit 2015 të mbetet aktive.

Zyra e Macronit ka thënë se gjatë një bisede telefonike, presidenti francez ka kërkuar nga Irani që të “ndërmarrë masat e nevojshme” për të inkurajuar negociatat në luftën në Jemen dhe kërkoi nga Irani që të “shfaqë përmbajtje më të madhe në Liban, në mënyrë që asgjë të mos e rrezikojë stabilitetin në këtë moment ku ka tensione të mëdha”.

Irani është i përfshirë në atë që shumëkush e quan luftë me Arabinë Saudite në Jemen.

Qeveria në Jemen, që mbështetet nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj, po luftojnë me rebelët Huthi që mbështeten nga Irani, që prej vitit 2015.

Rreth 10 mijë njerëz janë vrarë dhe 14 milionë jemenas janë detyruar që të largohen nga vendi si pasojë e urisë, që është shkaktuar nga konflikti.

Ndërkaq, tensionet janë të larta ndërmjet Izraelit dhe Iranit rreth Libanit, duke ngritur frikën për një konflikt të armatosur rreth këtyre dy shteteve.

Macron po ashtu i ka bërë sërish thirrje Iranit që t’i përmbahet marrëveshjes bërthamore.

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga kjo marrëveshje vitin e kaluar dhe rivendosën sanksione ndaj Teheranit.

Teherani thotë se mbetët e përkushtuar në marrëveshje, por kërkon nga aleatët evropianë, Britania, Franca dhe Gjermania, që të ndërmarrin masa për të lehtësuar dëmet e shkaktuar nga sanksionet amerikane.

Në bisedën telefonike me Macron, Rouhani është shprehur se vendi i tij do të ndërmarrë hapa për të reduktuar detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje, nëse Evropa nuk respekton obligimet e saj. /REL


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori