Presidenti francez i kërkon Kinës që të ndihmojë në dhënien fund të luftës në Ukrainë

Europa vijon përpjekjet për të bindur Kinën të ndërmarrë hapa për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Këtë e dëshmoi edhe vizita e presidentit Emmanuel Macron gjatë takimit me homologun e tij kinez Shi Xhinping.

Agresioni rus në Ukrainë i ka dhënë një goditje stabilitetit ndërkombëtar. Lufta i dha fund dekadave të paqes në Evropë. E di që mund të mbështetem tek ju për ta sjellë Rusinë në vete dhe të gjithë në tryezën e bisedimeve.”

Macron i kërkoi presidentit kinez që te bëjë presion ndaj Rusisë që të respektojë rregullat ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve bërthamore.

Armët bërthamore duhet të përjashtohet nga ky konflikt dhe traktatet ndërkombëtare duhet të respektohen. Në këtë kontekst, të gjithë duhet të kujtojnë detyrat e tyre, veçanërisht Rusia, e cila pak ditë më parë njoftoi se dëshironte të vendoste armë bërthamore në Bjellorusi. Kjo është në kundërshtim me angazhimet tona dhe të drejtën ndërkombëtare.”

Përveç Macron, edhe Kremlini beson se Kina mund të jetë një ndërmjetësues ndërsa thekson se situata në Ukrainë është e ndërlikuar.

Kina ka një kapacitet shumë efektiv dhe mbreslënës për të ofruar shërbime ndërmjetësimi dhe suksesi i fundit diplomatik i Kinës e ka treguar këtë. Por situata me Ukrainën është ende e ndërlikuar dhe nuk tregon ndonjë perspektivë për një zgjidhje paqësore.”

I shoqëruar nga një delegacion i madh biznesi, Macron po kërkon gjithashtu të forcojë edhe lidhjet tregtare me Pekinin.

Atij i është bashkuar edhe shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilën e ftoi të marrë pjesë në bisedimet me udhëheqjen kineze.

Macron ka kundërshtuar idenë e shkëputjes nga ekonomia kineze, duke vënë në dukje lidhjet e forta të biznesit midis Francës dhe Kinës.”

Udhëtimi në Pekin, i pari i Macron që pas Covid-19 vjen në një kohë kur shefi i Elizesë po përballet në shtëpi me protesta kundër reformës së penioneve e cila ka ngjallur zemërim tek qytetarët.

Klan News