Macron i premton Zelenskit shtimin e furnizimeve me armë




Macron i premton Zelenskit shtimin e furnizimeve me armë

21:59 17/05/2022

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka premtuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se dërgesat franceze të armëve në Ukrainë në ditët në vijim do të intensifikohen, duke shtuar se vendi ishte i gatshëm që t’i përgjigjet kërkesave shtesë për ndihmë.

Zelensky ka treguar më herët se ka zhvilluar një telefonatë të gjatë dhe domethënëse me homologun e tij francez këtë pasdite.

Përmes një postimi në Twitter, Zelensky tregoi se kishte folur edhe me Macron për aplikimin e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Gjatë bisedës telefonike, Macron tha se aplikimi do të shqyrtohej nga anëtarët e BE-së në një samit në muajin Qershor./tvklan.al













Të ngjashme