Kreu i Elizesë i kërkoi Kremlinit të respektojë të drejtat e liderit opozitar dhe të ulë tensionet me Ukrainën

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka shpehur shqetësimin e tij presidentit rus Vladimir Putin në lidhje me shëndetin e liderit të opozitës Aleksi Navalny.

Në një bisedë telefonike me kreun e Kremlinit, presidenti francez këmbënguli në nevojën për të respektuar të drejtat themelore të Navalny. Autoritetet ruse urdhëruan zyrat e organizatës së Navalny të ndërpresin aktivitetet e tyre, si pjesë e një beteje ligjore midis një goditje gjithëpërfshirëse.

Përmes një postimi në Instagram, Navalny tha se shëndeti i tij është i përkeqësuar dhe se po vazhdon të kërkojë që ai të kontrollohet nga mjekët e tij personalë.

Më 22 Prill, ai përfundoi grevën e urisë. Navalny u arrestua më 17 Janar pas kthimit të tij në Rusi nga Gjermania, ku ai mori trajtim pas sulmin me një agjent helmues në Siberi. Ai ka insistuar që helmimi i tij me një agjent nervor kimik, “novichok”, ishte urdhëruar direkt nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Macron gjithashtu i kërkoi Putinit që të angazhohej me mirëbesim dhe në një mënyrë të qëndrueshme drejt uljes së tensioneve me Ukrainën, veçanërisht duke tërhequr trupat dhe armët e rënda nga kufiri ukrainas. Një grumbullim i trupave ruse javët e fundit ka nxitur frikën e armiqësive dhe ka shqetësuar Ukrainën dhe Perëndimin.

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se ka filluar të tërheqë trupat në bazat e tyre të përhershme, pas përfundimit të manovrave gjithëpërfshirëse. Kreu i Elizesë gjithashtu shprehu mbështetjen e tij për vendet evropiane, diplomatët e të cilëve janë vënë në shënjestër të Rusisë në një seri dëbimesh të mëdha.

Klan News