Macron kërkon falje për himnin

Macron kërkon falje për himnin

14:30 08/09/2019

“Gafë e patolerueshme e Federatës Franceze”

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka kërkuar falje për incidentin me himnin shqiptar në ndeshjen e djeshme.

Në një mesazh që i ka dërguar kryeministrit Rama, ai e ka quajtur një gabim të patolerueshëm të Federatës Franceze të Futbollit ngatërrimin e himnit shqiptar.

Kreu i qeverisë shqiptare e ka çmuar gjestin e Presidentit të Francës, duke e falenderuar për mesazhin e tij të ndjesës si dhe ka vlerësuar po ashtu mesazhet nga vetë Federata Franceze dhe nga mediat franceze.

Kryeministri Rama përgëzon kombetaren franceze për fitoren e merituar dhe uron t’i shohë të dy ekipet të shfaqin në ndeshjen e kthimit, e cila do të hapë edhe dyert e Arenës së re Kombëtare, një përballje po aq të bukur e dinjitoze, sa ç’janë himnet kombëtare të dy vendeve.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT