Teksa dita e referendumit historik në Maqedoni po afrohet, mbështetja e liderëve ndërkombëtarë sa vjen e shtohet. Në vazhdën e vizitave të figurave më të rëndësishme të politikës europiane dhe asaj amerikane në Shkup, presidenti francez Emmanuel Macron zgjodhi që thirrjen pro votës popullore të 30 shtatorit ta japë përmes një videomesazhi.

Emmanuel Macron, president i Frances:

Kjo marrëveshje ishte e pashpresë pak muaj më parë. Kjo marrëveshje pritet prej 27 vitesh. Kjo marrëveshje u bë e mundur sepse drejtuesit tuaj dhe ata grekë u treguan kurajozë. Dhe unë e mbështes plotësisht, me forcë. Mendoj se është në qendër të së ardhmes së vendit tuaj. Është në qendër të ambicieve të të rinjve tuaj dhe të asaj që ne mund të bëjmë bashkë në vitet e ardhshme.

Të premten kryeministri maqedonas Zoran Zaev u takua në Uashington me zv/presidentin amerikan Mike Pence. Numri 2 i Shtëpisë së Bardhë shprehu mbështetjen e fortë të SHBA-ve për referendumin, duke e quajtur një mundësi të artë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO e BE.

Tv Klan