Macron me pushime mes pandemisë në jug të Francës


Macron me pushime mes pandemisë në jug të Francës

18:16 13/08/2020

Shpërthejne kritikat në rrjetet sociale

Edhe pse thirrjet për kujdes maksimal dhe paralajmërimet për një valë të dytë të përhapjes së Covid-19 janë refreni çdo dite në mediat franceze, duket se presidenti Emmanuel Macron sheh vetëm punën e tij.

Këto ditë, ai kalon pushime tepër zbavitëse, sikur të mos ishte situatë pandemie me bashkëshorten e tij Brigitte në rezidencën qeveritare Fort de Bregonso në brigjet jugore të Francës.

Dhe kjo nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së paparacëve dhe pushuesve, të cilët kanë postuar në media e rrjete sociale, pamjet e Macronit që bën xhiro herë me motorë uji e herë me jahte.

Presidenti francez kishte deklaruar më herët se këtë verë nuk do të kishte pushime për të, por do të qëndronte në shtëpi gjatë këtij sezoni për të studiuar situatën e koronavirusit.

Në rrjetet sociale kanë shpërthyer kritikat, për Presidentin, i cili mesa duket nuk e ka mbajtur fjalën. Në disa komente thuhet se rregullat e pandemisë janë të ndryshme për njerëz të ndryshëm.

Tv Klan




Të ngjashme