Në mes të kësaj krize shëndetësore, Macron miratoi fshehurazi vendimin e refuzuar nga populli francez!

Qeveria franceze dhe homologët e saj evropianë, kanë përfituar qëllimisht nga tragjedia e koronavirusit për të marrë me vetëdije vendimin për negociatat në kundërshtim me premtimet e fushatës së vetë  Emmanuel Macron në maj 2019 dhe me pasoja për francezët.

Shqipëria është renditur si vendi i parë i origjinës së azilkërkuesve në Francë, shtet në zemër të trafikimit të armëve, qenieve njerëzore dhe depërtimit të Islamit radikal.

Sipas ekstremisteve franceze Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mes viteve 2007 dhe 2020 kane marrë secila nga 1.25 miliardë euro nga fondet e para anëtarësimit te programit IPA, pa ndonjë përparim thelbësor në luftën kundër korrupsionit e krimit.

Duke nënshkruar këtë peticion ju drejtohet zonja Le Pen votuesve franceze i dërgohet një mesazh i qartë Komisionit Evropian dhe zotit Macron për të ndalur zgjerimin e Bashkimit Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe për ngrirjen e menjëhershme të ndihmave financiare te programit IPA te para anëtarësimit.

Klan Plus