Telashe me drejtësinë për presidentin francez Emanuel Makron. Prokurorët financiarë francezë po hetojnë për lidhjet e shefit të Elizesë me firmën e famshme amerikane të konsulencës Mek Kinsei.

Kjo firmë është nën hetim prej disa kohësh, pasi dyshohet se mund të ketë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme përmes aferave korruptive, tendera publikë që i kanë sjellë përfitime marramendëse. Sipas të përditshmes vendase “Le Parisien”, mes dyshimeve që ngrenë prokurorët është se vetë presidenti mund ta ketë favorizuar në shkelje të ligjit këtë kompani në tenderat publikë, por nuk është vetëm ky objekti i hetimit.

Markon dyshohet edhe se ka marrë financime të fshehta gjatë fushatave elektorale si për mandatin e tij të parë në 2017-ën ashtu edhe për rizgjedhjen e tij këtë vit. Por rezulton se firma e konsulencës Mek Kinsi ka ofruar shërbime falas për presidentin gjatë kësaj fushate, një tjetër fakt që ngre dyshime të mëdha.

Mes hetuesve të çështjes është Serzh Turner, drejtues i hetimeve për financime të dyshimta për ish-presidentin Nikolas Sarkozi por edhe për ish-kryeministrin Fronsua Fijo për punësime fiktive të familjarëve në administratën shtetërore.

Tv Klan