“Të lejojnë të tallesh me Profetin, por jo me Presidentin”

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paditur një pronar billboard, i cili në shenjë proteste kundër masave anti-Covid e paraqiste si Adolf Hitleri.

Përmes një postimi në Twitter Michel-Ange Flori, i cili zotëron rreth 400 billboard ka shkruar se në Macronia mund të tallesh me Profetin, kjo është satirë, por të bësh Presidentin të duket si diktator është blasfemi.

Posteri portretizon Presidentin Macron me uniformën e udhëheqësit nazist dhe u shfaq ditët e fundit në dy billborde të vendosura në një rrugë me katër korsi pranë hyrjes në Toulon. Menjëherë pas shfaqjes së këtyre postreave Prokuroria hapi një hetim për “fyerje publike” .

Vepra e “fyerjes së Presidentit të Republikës” u shfuqizua në vitin 2013 pasi një vendim i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dënoi Francën, por kreu i shtetit mbrohet nga fyerjet dhe shpifjet publike si çdo qytetar i zakonshëm edhe nëse ndjekjet penale, ndonjëherë perceptohen si një sulm ndaj lirisë së shprehjes.

Vetë francezët nisur nga kufizimet e Covid-19, si dhe përdorimi i certifikatës së gjelbër thonë se vendi po rrëshket drejt një diktature.

Tv Klan