E njëjta ngjarje i ndodhi Chirac, 24 vite më parë

Nuk thonë kot që historia përsëritet, madje edhe në të njëjtën mënyrë siç i ka ndodhur presidentit francez Emannuel Macron.

Gjatë vizitës së tij në një kishë franceze në qytetin e vjetër të Jerusalemit, numri 1 i Francës u irritua me një pjesëtar të stafit izraelit të sigurisë, i cili u përball me kolegët e tij francezë që shoqëronin Macronin.

Shefit të Elizesë nuk i pëlqeu sjellja e tij dhe i kërkoi të largohej prej andej.

“Të gjithë i njohim rregullat. Nuk më pëlqen ajo që bëre. Dil jashtë”.

Një skenë thuajse identike me atë të ish-presidentit Jacques Chirac në të njëjtin vend, 24 vite më parë. I vetmi dallim është se Chirac kritikoi një truprojë francez dhe i kërkoi të linte palën izraelite të merrej me sigurinë.

Çfarë kërkon, do që të marr avionin dhe të kthehemi në Francë? Leri pra të qetë të bëjnë punën e tyre. Nuk ka rrezik, asnjë problem”.

I pyetur nga gazetarët, Macron tha se ngjarja ishte rastësi dhe ai kurrsesi nuk e kishte planifikuar të përsëriste incidentin e 1996-ës. Macron së bashku me liderë nga e gjithë bota ndodhen në Jerusalem, ku këtë javë përkujtohen ngjarjet e Holokaustit, gjenocidit nazist që i mori jetën 6 milion hebrenjve në Luftën e dytë botërore. Masat e sigurisë në Jerusalem këto ditë janë tepër të larta.

Tv Klan