“Nuk pranova të ndahej nga Maqedonia e Veriut”

Presidenti francez Emmanuel Macron ka sqaruar edhe njëherë në një intervistë për prestigjiozen “The Economist” se ai nuk kishte lejuar që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ndaheshin në procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Nëse dy vendet do të ishin ndarë, thotë ai, për Shqipërinë dhe shqiptarët në rajon, do të kishte qenë poshtëruese.

“Shumica e vendeve pranuan të hapeshin negociatat për Maqedoninë e Veriut, por pothuajse gjysma ishin kundër hapjes me Shqipërinë. Një gabim fatal. Pyetini nëse ishin pro hapjes. Ata donin t’i hapnin negociatat për Maqedoninë e Veriut, një vend i vogël që ndryshoi emrin dhe kjo është me të vërtetë një arritje historike. E vërteta është që nëse nuk do të hapeshin negociatat me Shqipërinë, kjo do të shkaktonte një traumë të tmerrshme në rajon. Komunitetet shqipfolëse janë kudo. Nëse poshtërohej Shqipëria, kjo do të shkaktonte destabilizim të rajonit”.

Në intervistën për ‘The Economist’, Macron flet edhe për NATO-n, për të cilën thotë se është në prag të vdekjes si aleancë. Ai shprehet se vendet e unionit duhet të marrin vetë në dorë sigurinë e tyre dhe të mos mbështeten më tek Shtetet e Bashkuara që po e humbin rolin e liderit në aleancë.

Tv Klan