Macron shumë shpejt do të vizitojë Kosovën



Macron shumë shpejt do të vizitojë Kosovën

16:41 19/11/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, zhvilloi sot një video konferencë me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, i cili ka konfirmuar se shumë shpejt do të vizitojë Kosovën.

Sipas njoftimit nga Kryeministria e Kosovës, Hoti ka informuar Macron me veprimet e fundit nga Dhomat e Specializuara që sollën edhe dorëheqjen e Presidentit Thaçi.

Po ashtu bëhet me dije se Hoti dhe Macron biseduan edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohe reciproke, në kufijtë aktual.

Lidhur me liberalizimin e vizave, Kryeministri Hoti dhe Presidenti Macron, u dakorduan  që ditëve në vijim, si pjesë e mekanizmave për verifikim, të zhvillohen takime në nivel të ekspertëve që do të pasoheshin me takimin në nivel politik midis ministrave të brendshëm të të dyja vendeve”, njoftohet më tej./tvklan.al




Të ngjashme