Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ka bërë të ditur se stabiliteti ekonomik i Turqisë është i rëndësishëm për Francën.

Të dy presidentët theksuan rëndësinë e zgjerimit të lidhjeve ekonomike dhe tregtare, si dhe rritjen reciproke të investimeve.

Erdogan dhe Macron kanë rënë dakord që të takohen ministrat e Financave të të dy vendeve shumë shpejt.

Kjo bisedë erdhi pasi Ankaraja nisi të tregonte shenja përmirësimi të marrëdhënieve me vendet evropiane./tvklan.al