Harta e re politike Evropës pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian detyroi shefin  e Elizesë, Emmanuel Macron të shpërndante  parlamentin, duke çuar vendin e tij  në zgjedhje të parakohshme parlamentare brenda dy vitesh.

Tani, presidenti u kërkon  partive rivale që të bashkohen kundër Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë të Marine Le Pen në zgjedhjet e ardhshme.

Emmanuel Macron, Presidenti i Francës: Jam i bindur se socialdemokratët, radikalët, të gjelbër, kristiandemokratët të cilët nuk e shohin veten më ekstremistët  mund të bashkëpunojnë për të ndërtuar një projekt të ri, një koalicion për të vepruar në shërbim të francezëve.

Megjithatë, ai sqaroi se nuk do të  dalë në një debat televiziv me kundërshtaren e tij politike Marine Le Pen.

Macron përsëriti qëndrimin e tij se nuk do të japë dorëheqjen, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve.

“Është absurde”,  u shpreh i pyetur për skenarët e dorëheqjes në rast të  një humbje të mundshme në zgjedhjet parlamentare.

Klan News