Presidenti francez Emmanuel Macron falenderoi kryeministrin e vendit Edi Rama për pritjen dje dhe sot. Në konferencën e përbashkët ai u shpreh optimist për forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve me një sërë projektesh drejt finalizimit dhe të tjera të planifikuara.

“Është lumturi e madhe të jem këtu pas vizitës time në 2023-in. Ministrat tanë janë takuar. Filluam në vjeshtën e 2024-ës dhe gjithçka po merr formë, politika e inovacionit dhe bashkëpunimit të shtrënguar, jam shumë i lumtur që pashë avancimin e shkollës dhe u bë fakt. Edhe Liceu Francez i Korçës, do përshpejtojmë bashkëpunimin. Vendosëm në Prill të 2024-ës kur erdhët, projekti prioritar menaxhimi i ujit, turizmi, bujqësia. Më shumë se 300 mln janë bërë tashmë, bëhet fjalë për projekte urgjence dhe për rajonin e Korçës.”


Më tej, ai uroi Ramën për mandatin e 4-ërt në krye të qeverisë shqiptare.

“Dua t’ju falenderoj për rizgjedhjen tuaj dhe besimin që morët. Është ky mandat që do na lejojë të vazhdojmë këto axhenda ambicioze dhe faleminderit për organizimin e samitit, për pritjen tuaj.”

Sipas Macron, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian është me hapa të sigurt për shkak të gjithë detyrave të realizuara vitet e fundit.

“Përtej kësaj, ne duam të shkojmë më larg dhe më fort, është vendi i Shqipërisë në BE. Dua të shpreh bindjen e plotë për ribashkimin e kontinentit. Shqipëria ka avancuar, ka bërë shumë blloqe kapitujsh të negociatave. Rruga e Shqipërisë është shumë e qartë drejt BE-së, reformat ambicioze…”

/tvklan.al