Pas polemikave që shpërthyen në rrjetet sociale për një statujë dylli të Beyoncé, Muzeu i famshëm “Madamme Tussauds” në Nju Jork vendosi tërheqjen e saj.

Shkak u bënë reagimet e fansave për ngjyrën e statujës së Beyoncé, e cila konsiderohej tepër e bardhë dhe larg figurës së yllit të muzikës Pop.

Publikimi i saj u cilësua si një gafë nga fansat e këngëtares. Kishte nga ata që e krahasonin me Taylor Swift apo Britney Spears.

Stafi i “Madamme Tussauds” fillimisht u justifikua duke thënë se ishte efekti i dritës, por më pas tërhoqi statujën pa dhënë shpjegime.

Tv Klan