Të gjithë e pëlqejmë çokollatën për shijen që sjell kur e konsumojmë, por kësaj here një risi vjen në vendin tonë. Së fundmi në Tiranë, në ambientet e Kalasë së Tiranës është organizuar festa e çokollatës.

Tashmë do të kemi një çokollatë “Made in Tirana”. Për të na treguar për këtë risi ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Dhurata Thanasi administratore e Luga e Argjendtë, së bashku me shefin Ilir Hysaj, i cili ka përgatitur çokollatat.

“Jam e kënaqur për produktin dhe për pjesëmarrjen e madhe të njerëzve. Ideja për këtë festë ka lindur një vit e gjysmë më përpara. Duke biseduar me Ilirin menduam se si të sillnim diçka shqiptare. Ne kur vijmë nga jashtë sjellim çokollata për të afërmit tanë dhe menduam pse jo të kemi edhe çokollatë “Made in Tirana”. Kështu lindi edhe ideja. Çokollatën e quajtëm “Made in Tirana”, sepse Tirana është ajo që i pret të gjithë. Në Tiranë zhvillohet gjithçka. Në këto çokollata janë të gjitha aromat e tokës dhe është edhe një element nostalgjie brenda dhe ne jo pa qëllim e kemi çuar edhe në Aeroportin e Tiranës ku secili mund të zgjedhë të blejë një çokollatë shqiptare përpara se të ikë”,

tha Thanasi.

/tvklan.al