Madona shpërthen në fyerje ndaj Trump, CNN kërkon ndjesë për transmetimin

Madona shpërthen në fyerje ndaj Trump, CNN kërkon ndjesë për transmetimin

15:41 22/01/2017

Më shumë se 1 milionë njerëz, kryesisht gra, kanë protestuar kundër Presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump. Protestat janë shtrirë në të gjithë Shtetet e Bashkuara, por edhe në vende të tjera të botës.

Protestuesit shprehën zemërimin e tyre me zyrtarizimin e Trump si president, për shkak të qëndrimeve seksiste që ai ka shfaqur gjatë fushatës elektorale.

Protestat e organizuara me iniciativën e një grupi vajzash u përhapen edhe në vende të tjera të botës.

Në Uashington, turmës i është bashkuar edhe ylli i muzikës pop, Madona, e cila shpërtheu në fyerje ndaj presidentit teksa tha se kishte menduar të hidhte në erë Shtëpinë e bardhë, por në fund kishte zgjedhur dashurinë. 

CNN kërkoi ndjesë për transmetimin LIVE të këtij momenti.

Më shumë se 200 protestues janë arrestuar gjatë protestave të fundjavës dhe shumë prej tyre rrezikojnë të dënohen deri ne 10 vite burg.

Administrata e Tramp nuk i komentoi protestat, por ka akuzuar mediat se kane manipuluar me pamjet filmike dhe fotot e ceremonisë, duke thënë se pati me pak njerëz sesa në inaugurimin e presidentit Obama./Tv Klanfotoja inaugurimit

 
LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT