Madonna apel për COVID-19

Madonna apel për COVID-19

09:50 24/03/2020

“Ky virus nuk pyet sa i famshëm dhe i pasur je, të gjithë jemi të rrezikuar”

Të izoluar në shtëpitë e tyre yjet e showbizit çdo ditë gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për të komunikuar me ndjekësit e për të përcjellë mesazhe sensibilizuese në këtë periudhë të vështirë.

Edhe këngëtarja e famshme Madonna ka përçuar një mesazh për pandeminë e koronavirus. Nga vaska e mbushur me petale lulesh, mbretëresha e muzikës pop nëpërmjet një video ka bërë një thirrje për të gjithë.

“Koronavirusit nuk i intereson se sa i pasur ose i famshëm je, sa qesharak, sa i mençur je, ku jeton, sa vjeç je, çfarë historie të mrekullueshme mund të tregosh. Në fund të fundit të gjithë jemi në një anije dhe nëse anija fundoset do të fundosemi të gjithë me të”, përfundoi këngëtarja.

Po kjo është pritur negativisht nga fansat pasi thirrja e saj nuk ishte inkurajuese por ka përcjell panik te të gjithë. Sipas The People në llogarinë e këngëtares janë dërguar një valë mesazhesh kritikuese.

Klan Plus




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi