Duket se lidhja e këngëtares Madonna me të dashurin e saj 26 vite më të ri po bëhet edhe më serioze.

Ajo ka zgjedhur që në këtë fillim të vitit 2020, të shkojë me pushime së bashku me 6 fëmijët dhe 25-vjeçarin Ahlamalik Williams.

61-vjeçarja ka ndarë për fansat foto dhe video nga pushimet e saj në ishullin privat, bashkëngjitur së cilave ka shkruar “argëtim, shërim, qejf”.  

Disa muaj më parë, Madonna habiti fansat kur filloi të publikonte foto me të dashurin e saj më të ri. Që nga ai moment, ata janë fotografuar vazhdimisht pranë njëri-tjetrit. /tvklan.al