Ripostoi disa foto që ia censuroi rrjeti social

Një luftë e vërtetë ka plasur mes Madonës dhe Instagramit.

Rrjeti i madh social i bllokoi yllit të muzikës Pop disa foto provokuese… si këto, që shkelin rregullat etike të Instagramit. Por heqja e fotove inatosi 63-vjeçaren, e cila i ripostoi duke mbuluar me zemra, pikat e ashtuquajtura “të diskutueshme të gjoksit”.

Në komentin, pas ripostimit të fotove, Madona shprehet se jetojmë në një kohë ku mund të ekspozohet çdo pjesë e trupit të një femre, veç disa pikave, a thua se vetëm ato janë pjesa e vetme që identifikon gjininë femërore. Për Madonën, ky është seksizëm që ka karakterizuar për dekada të tëra shoqërinë.

Tv Klan