Sipas Presidentit të vetëshpallur të Venezuelës Juan Guaido, Maduro ka humbur kontrollin e vendit dhe populli po vuan. Në një intervistë për mediat italiane, Guaido shpjegoi se brenda një jave janë vrarë 70 të rinj nga forcat speciale të policisë, 700 persona janë burgosur, prej të cilëve 80 janë të mitur.

Situata në vend po përshkallëzohet një fakt ky i konfirmuar dhe nga presidenti amerikan Donald Trump. Në një intervistë për New York Times, kreu i Shtëpisë së Bardhë shpjegoi se ka parë prova se në Venezuelë po ndodhin gjëra të tmerrshme.

Ai theksoi se administrata e tij nuk po bën asgjë për sa i përket opsioneve ushtarake në Venezuelë. Por Trump theksoi se një gjë e tillë nuk mund të përjashtohet në të ardhmen.

/abcnews.al