Maduro: “Ku Klux Klan” drejton Shtëpinë e Bardhë


Maduro: “Ku Klux Klan” drejton Shtëpinë e Bardhë

21:16 12/02/2019

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është gjë tjetër veçse një bandë ekstremistësh që po përpiqen të pushtojnë Venezuelën. Deklarata vjen nga Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro. Në një intervistë për BBC, Maduro akuzoi Presidentin Trump se është pjesëtar i grupeve ekstreme të supermacistëve të bardhë.

“Është një luftë politike, një luftë e perandorisë së SHBA-ve, e interesave të ekstremit të djathtë që po qeveris atje, e Ku Klux Klanit që drejton Shtëpinë e Bardhë dhe kërkon të marrë Venezuelën”.

Presidenti venezuelian konfirmoi se nuk do të pranojë ndihmat humanitare, pasi ato janë thjesht një justifikim për të mësyrë në vendin e tij. Shtetet e Bashkuara dhe disa prej vendeve kryesore kanë njohur liderin e opozitës, Huan Guaido si president të përkohshëm. Ndërkohë Venezuela vijon të zhytet në krizë të thellë humanitare.

Tv Klan

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi