Magazina që u dogj në Lundër është pjesë e KQZ, u dogjën dokumente të vjetra


Magazina që u dogj në Lundër është pjesë e KQZ, u dogjën dokumente të vjetra

21:10 16/07/2021

Magazina që u përfshi nga flakët e zjarrit mbrëmjen e sotme në Lundër të kryeqytetit është në pronësi të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Përmes një njoftimi për shtyp, KQZ informon se në magazinë janë djegur disa dokumente të vjetra të cilat janë nxjerrë jashtë përdorimit nga ana e institucionit.

Materialet, dokumentacioni zgjedhor dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me zgjedhjet e 25 Prillit 2021 janë të ruajtura në një ambient tjetër që nuk ka lidhje me ambinetin ku ka rënë zjarri.

KQZ ka lajmëruar mënjëherë instancat përkatësë për të marrë masat e duhura për neutralizimin e zjarrit dhe për gjetjen e shkaqeve të këtij incidenti. /tvklan.al







Të ngjashme