Disa ditë më parë lajmi se Flori Mumajesi dhe Tayna janë bërë bashkë për një këngë të re, i gëzoi të gjithë fansat. Këtë lajm e dha menaxheri i VIP-ave Xhani Demika përmes një story në Instagram, ku shprehej se kur të dalë do e dëgjojë 24 në 24 dhe pse e ka mësuar përmendesh.

Sot ka qenë dita kur dyshja preferoi ta publikonte këtë këngë të shumëpritur të titulluar “Magdalena” dhe mesa duket po bën namin dhe shumë shpejt do kthehet në hit.

Dy artistët zgjodhën që këngën e tyre ta publikonin pikërisht në 13-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. /tvklan.al