Pasi fitoi në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, Vladimir Putin, u bë lideri më jetëgjatë në krye të Rusisë moderne, pas Josip Stalin. Shefi i Kremlinit jo vetëm që forcon dita ditës pushtetin e tij, por ka arritur të magjepsë edhe një grup magjistaresh.

Pjesëtaret e këtij manastiri shtrigash formojnë rregullisht ritet e tyre. Ato thonë se misioni i tyre është të mbledhin sa më shumë energji përreth figurës së presidentit rus.

“Lartësoje forcën e madhe të Rusisë dhe udhëzoje Vladimir Putinin në rrugët e vërtetë me anë të fjalës sime”,

është një nga rreshtat që këndojnë magjistaret. Grupi i shtrigave tërhoqën edhe vëmendjen e disa mediave, ndërsa rrjetet sociale u pushtuan nga hashtagu “Rezistenca e magjisë”.

Tv Klan