Milani e ka vëmendjen te derbi i së dielës kundër Interit. Kuqezinjtë kanë nevojë për një fitore pas humbjes në sfidën e parë të Ligës së Kampioneve kundër Liverpool-it në “San Siro”.

Por, trajneri Fonseka mund të mos ketë të gatshëm për këtë përballje të rëndësishme portierin
Mike Maignan, i cili pësoi një dëmtim në sfidën kundër të kuqve, raporton “Sportmediaset”.

Francezi u detyrua të linte lojën në pjesën e dytë kundër të kuqve, ndërsa në mëngjesin e së mërkurës kreu një vizitë të specializuar mjekësore.

Mjekët vunë re se kishte një problem në kofshën e djathtë, por sipas tyre lojtari mund të rikuperohet brenda pak ditësh.

Gjendja portierit të “Djallit” do të monitorohet ditë pas dite, për të vlerësuar ecurinë e tij. Stafi mjekësor do të bëjë gjithçka  që Manjo të rikuperohet për derbin e Madoninës.

Nëse 29-vjeçari nuk ia del që të rikapë formën optimale, në portë do të jetë 19-vjeçari Lorenzo Torriani, i cili bëri debutimin në sfidën e Ligës së Kampioneve.

Klan News