Majami, “qyteti magjik”, përplot surpriza





Majami, “qyteti magjik”, përplot surpriza

18:20 27/06/2022

Përvojë e papërsëritshme, e cila mbahet mend gjatë

Majami, Florida është i njohur për plazhet e bukura, jetën e natës, një lagje arti të lulëzuar dhe muzikën latine. I themeluar nga Julia Tuttle në 1896, Miami do të bëhej i vetmi qytet i madh amerikan që do të themelohej nga një grua.

Nga Ocean Drive ku u filmua “Scarface”, te Kulla Kubane e Lirisë ku refugjatët kërkuan strehim, historia e Majamit është po aq e larmishme sa popullsia aktuale.

Miami është qytet i njohur për atraksionet kulturore, muzetë e shumta, restorantet kubane me mrekullitë unike. Qyteti gjendet në juglindje të shtetit federal Florida, i cili për shkak të klimës quhet edhe “shteti i diellit”. Florida është shtet i rrethuar me oqeanin Atlantik në lindje dhe me gjirin e Meksikës në perëndim, andaj paraqet urën midis Amerikës Veriore dhe ishujve të Karaibeve.

Por shteti gjithashtu luan një rol të dukshëm në politikën kombëtare dhe është shtëpia e një morie ekosistemesh komplekse.

Klan News













Të ngjashme